Politike

VD-Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi? Xhaçka: E diskutova me Dendias, do njihet gjuha shqipe në shkolla

Tema kryesore mes Xhaçkas dhe Dendias ishte lehtësira për të drejtat e fëmijëve që të mësojnë gjuhën shqipe në sistemin arsimor.

26 Maj 2022, 12:59 Nga DOSJA
VD-Mbështetje për emigrantët shqiptarë në Greqi?
Olta Xhacka

TIRANË- Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka deklaroi se bisedoi me homologun grek, Nikos Dendias për emigrantët shqiptarë. Pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Xhaçka tha se lehtësirat për emigrantët shqiptarë ishin një nga temat e bisedës me Dendias. Ajo theksoi se tema kryesore ishte lehtësira për të drejtat e fëmijëve që të mësojnë gjuhën shqipe në sistemin arsimor.

Pyetja: Takimi me Dendias, patët disktuim për një mbështetje për pajisjen me dokumenta, pasi emigrantët nuk kanë dhe shihen me sy tjetër, e rrezikojnë edhe burgun...

Xhacka: Çdo vend ka rregulla, për emigrantët dhe ata që aspirojnë që të jetojnë në atë vend. Diskutuam për të drejtat e atyre që janë integruar aty, ky kujdes ishte pjesë e diskutimeve tona, për të ofruar lehtësira në shërbimet konsullore, për të drejtat e fëmijëve që të mësojnë shqipen në sistemin arsimor të Greqisë, kemi folur dhe për tema të tjera të lidhura emocionalisht. Kemi folur dhe për të zgjidhur tematika të kaluara, atje është një komunitet me mbi 600 mijë shqiptarë. Interesat e tyre janë në vëmendje

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll