Politike

PD s'merr pjesë në proces, Bardhi: Rama do e vendosë vetë Presidentin, ne kishim qëndrim korrekt

Bardhi, njësoj si Alibeaj dhe Tabaku deklaroi se opozita ka mbajtur qëndrim korrekt gjatë gjithë procesit

26 Maj 2022, 11:25 Nga DOSJA
PD s'merr pjesë në proces, Bardhi: Rama do e vendosë
Gazment Bardhi

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi u shpreh brenda mbledhjes së grupit të PD-së se kryeministri Edi Rama e ka paracaktuar presidentin e ardhshëm të vendit. Bardhi, njësoj si Alibeaj dhe Tabaku deklaroi se opozita ka mbajtur qëndrim korrekt gjatë gjithë procesit mirëpo maxhoranca nuk i qëndroi strikte. Deputeti shtoi se marrëveshja është prishur nga Rama i cili nuk do një president për vendin dhe shqiptarët.

'Që në nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit ky grup ka thënë publikisht që Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin. Opozita duhet të hynte në proces për ti rrëzuar maskën e fasadës sikur donte Presidnet konsensual. Në respekt të zgjedhësve tanë ne nuk bojkotuam procesin, ofruam në mënyrë parimore rregullat e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ti ofruar shqiptarëve një President konsensual. Shumica ra dakord publikisht për propozimin e procedurës së propozuar nga ne. Vetëm pas nisjes së procesit dhe propozimeve me emra konktet të grupit, Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja. Pas tërheqjes nga marrëveshja publike, unë mendoj që grupi ynë duhet ta konsiderojë të mbyllur këtë proces. Edi Rama prishi marrëveshjen me opozitën, sepse nuk don nje president për shqiptarët. Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja, sepse e ka paracaktuar Presidentin. Prandaj unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë.'- deklaroi Bardhi. 

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll