Politike

VD-"S’ju uroi asnjë ambasadë", Berisha: S’e mbaj mend ta kenë bërë ndonjëherë

Sipas tij, kjo gjë nuk ka asnjë lloj veçantie.

26 Maj 2022, 11:16 Nga DOSJA
VD-"S’ju uroi asnjë ambasadë", Berisha: S’e mbaj
Sali Berisha

TIRANË- Për ish-kryeministrin Sali Berisha urimet e ambasadave për rizgjedhjen e tij në krye të Partisë Demokratike nuk kanë asnjë rëndësi të veçantë. Në një prononcim për mediat para selisë blu, Berisha tha se nuk mbante mend ta kishin uruar ndonjëherë. Sipas tij, kjo gjë nuk ka asnjë lloj veçantie.

Pjesë nga prononcimi:

Pyetje: Që prej kohës që jeni zgjedhur në krye të Partisë Demokratike asnjë nga amnasadat e BE-së në Tiranë nuk ju kanë uruar. A është gjë normale kjo?
 
Sali Berisha: Asnjë lloj veçantie. Nuk mbaj mend kur jam zgjedhur herë të tjera të ketë patur ambasadorë që të më kenë uruar. Mundet, por në memorien time nuk mbaj mend një gjë të tillë.

(f.m/dosja.al)

Sondazh

Poll