Bota

Kuleba akuzon NATO-n: Nuk po bën asgjë përballë agresionit rus

Kuleba gjithashstu tha gjatë fjalimit të tij në Davos se para fillimit të luftës më 24 shkurt, ukrainasit e shihnin NATO-n si "një fuqi" dhe BE-në si një institucion që nuk bënte asgje tjetër veçse shprehte shqetësimin për situatën e krijuar. 

26 Maj 2022, 09:02 Nga DOSJA
Kuleba akuzon NATO-n: Nuk po bën asgjë përballë agresionit
Dmytro Kuleba

UKRAINË- Ministri i Jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba akuzoi NATO-n se nuk po bën asgjë për Ukrainën në luftën me Rusinë.

Sipas mediave të huaja, ai foli në Forumin Ekonomik Botërorë të Davos në Zvicër, ku shprehu vlersimin e tij për "vendimet revolucionare" të marra nga Bashkimi Europian kundër Moskës.

"NATO-ja po rri mënjanë dhe nuk po bën asgjë, ndërsa Bashkimi Evropian po merr vendime revolucionare për të ndihmuar Ukrainën"-tha Kuleba.

Kuleba gjithashstu tha gjatë fjalimit të tij në Davos se para fillimit të luftës më 24 shkurt, ukrainasit e shihnin NATO-n si "një fuqi" dhe BE-në si një institucion që nuk bënte asgje tjetër veçse shprehte shqetësimin për situatën e krijuar. 

Por ai shto së lufta vërtetoi ata të cilët po e mbështesin në të vërtetë Ukrainën. Ukraina ka shprehuar aspiratat e saj për tu bërë pjesë e  Bashkimit Europian.

Lufta në Ukrainë është në ditën e saj të 92-të ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelesnkyy tha se nuk do të bëhet asnjë ndryshim territorial për të bërë armëpushim. Ndërsa ministri i jashtëm ukrainas kritikoi NATO-n se nuk po bën asgjë për të ndalur agresionin rus në Ukrainë.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll