Politike

30 qershori, Rama falenderon aleatët: Shqipëria nuk u rrëzua falë SHBA-së dhe BE

23 Korrik 2019, 15:13 Nga DOSJA
30 qershori, Rama falenderon aleatët: Shqipëria nuk u rrëzua

Në fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama komentoi fitoren e PS-së në zgjedhjet e 30 qershorit.

Rama tha se i ishte boxhli shqiptarëve të cilët sipas tij treguan qytetarinë e tyre duke votuar ditën e zgjedhjeve.

Gjithashtu Rama nuk harroi që të falenderonte edhe aleatët ndërkombëtarë.

Shqipëria u kërcënua dhe u lëkund. Por nëse nuk u rrëzua erdhi edhe falë SHBA dhe BE në krah të shqiptarëve. Në mbrojtje të parimeve më themelorë të demokracisë. Ma ha mendja se asnjëherë kur të flitet për këtë moment nuk do të harrohet roli i aleatëve për të cilin nuk do të jetë kurrë mjaft falenderimi për gjithçka bënë,“-tha Rama.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Do ta nis nga 30 qershori si fundi i një akti të radhës në historinë e politikës së përçarjes. Një akt i frymëzuar dhe i organizuar për të marrë peng Shqipërinë në kuptimin më të fortë të fjalës. Prandaj edhe ato zgjedhje u kthyen në një kulm të një përplasjeje që herë pas herë është shfaqur mes antishtetit dhe shtetit. Por këtë herë me një dimension më shumë. Në 30 qershor fitoi shteti, qytetaria dhe shpresa. Humbi balta. 30 qershori, i cili dukej se nuk do vinte kurrë iku paqësisht dhe plaga është ende e hapur. Dhe më e hapur se asnjëherë është sfida jonë. 30 qershorin e fituan qytetarët edhe për ne, gjithë çfarë vjen pas duhet ta fitojmë ne edhe për qytetarët. Shqipëria u shfaq në të gjithë brishtësinë e saj, dhe është më vend ta përsëris që Shqipëria u kërcënua dhe u lëkund. Por nëse nuk u rrëzua erdhi edhe falë SHBA dhe BE në krah të shqiptarëve. Në mbrojtje të parimeve më themelorë të demokracisë. Ma ha mendja se asnjëherë kur të flitet për këtë moment nuk do të harrohet roli i aleatëve për të cilin nuk do të jetë kurrë mjaft falenderimi për gjithçka bënë. Shqipëria sot është çliruar nga makthi i gjysmës së parë të vitit por mbetet me një plagë të hapur. Barra e sfidës shumë të madhe të kurimit është e gjitha e jona për momentin. Qytetarët shqiptarë e bënë të tyren dhe më së mirë. Qoftë ata që votuan, në numra që kaluan edhe pritshmëritë edhe më optimiste dhe në një numër votash për kandidatët tanë që është një bazë shumë domenthënëse për të vijuar më tutje. Por tani është radha jonë që të bëjmë tonën duke e ndjerë forcën e vullnetit të rishprehur të shqiptarëve, jo për t’u ndjerë ne më të fortë. Por të përulemi shumë më tepër seç jemi mësuar ndaj tyre.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 23 korrik asambleja e ps-së edi rama 23 korrik asambleja e ps-së edi rama

Sondazh

Poll