Meta takohet me kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s: Shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre
23 Korrik 2019, 10:24Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti i Republikës Ilir Meta priti sot në një takim kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Marshall Sir Stuart Peach. Në takim Meta vlerësoi mbështetjen e dhënë nga Komiteti Ushtarak i NATO-s për projektin e Bazës Ajrore të Kuçovës, duke garantuar se bashkëpunimi me Aleancën ka një rëndësi strategjike për sigurinë kombëtare dhe rajonale.
Më tej Kreu i Shtetit siguroi se Shqipëria do të vijojë kontributet e saj në misionet në Afganistan, Kosovë, Bosnje-Hercegovinë, Mali, Detin Egje, Letoni, Rumani, Mesdhe, etj. Duke e vlerësuar si legjitime kërkesën e NATO-s për të ndarjen e drejtë të barrës së përgjegjësive, Meta theksoi se i ka kërkuar Qeverisë, t’u përmbahet angazhimeve zyrtare të Shqipërisë, duke rritur vit pas viti buxhetin deri në 2% të GDP në vitin 2024.
“Shqipëria është një anëtare e NATO-s, e pozicionuar në mënyrë të vendosur në procesin e integrimit europian, duke pritur që të hapë negociatat e pranimit të saj. Shqiptarët e kanë bërë zgjedhjen e tyre, për t’u bashkuar me NATO-n dhe Bashkimin Europian. Askush nuk mund t’ia ndryshojë rrugëtimin këtij projekti strategjik. Do punoj pa u lodhur për një Shqipëri të qëndrueshme, demokratike dhe anëtare të denjë të NATO-s, që siç tha Sekretari i Përgjithshëm Stoltenberg gjatë vizitës së Tij në Tiranë, ka në zemër demokracinë”, – u shpreh Kreu i Shtetit.
Meta ndër të tjera nënvizoi faktin se roli dhe prezenca e NATO-s në rajon është faktor kyç për sigurinë, paqen dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.
Kreu i Shtetit shprehu mbështetjen e Tij ndaj përpjekjeve të qeverisë së Kosovës, për integrimin në NATO dhe ngritjen e Forcave të Armatosura si “kontribut shtesë për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë të rajonit”.
(A.B. Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë- Për paketën anti-shpifje OSBE-ODIHR i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama. Mësohet se OSBE-ODIHR i ka dërguar një letër Ramës për të rishikuar d...
TIRANË- Ish-kreu i Grupit të LSI, Petrit Vasili, një një reagim të gjatë ka folur sërish për Reformën në Drejtësi. Në një postim në Facebook, Vasili shkru...
Presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan ka qenë objekt i një lajmi të rremë, i cili ka qarkulluar në rrjetet sociale në 24 orët e fundit.Një lajm i rremë, ku prete...
TIRANË- Partia Socialiste ka mbledhur për rreth 2 orë Asamblenë Kombëtare, e cila kishte në fokus të saj 30 qershorin dhe zgjedhjet brenda strukturave.Në f...
TIRANË- Ish-deputetja demokrate Grida Duma ka shpjeguar në studion e lajmeve në RTV Ora arsyen pse ligjin për teatrin dhe atë për arsimin e lartë PD nuk i ...
Shqipëri- Deputeti Kujtim Gjuzi është përzënë nga disa qytetarët pasi ka shkuar t’i bashkohet protestës që po zhvillohet te Teatri Kombëtar.’Ik Shporru, ke ardh...
Tiranë- Arben Malaj vijon me kritikat ndaj qeverisë.Ish-ministri socialist i Financave, ka ‘shpërthyer’ me kritika në një status në Facebook kundër aksionit an...
TIRANË- E pranishme në ceremoninë e iangurimit të “Polit të Drejtësisë”, shefja e ONM-s Genoveva Ruiz Calavera tha se reforma në drejtësi do të çelë...
TIRANË- Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar sot në 3 vjetorin e Reformës në Drejtësi.Me anë të një postimi në rrjetin social twitter, Sor...