Politike

‘Toyota Auris’/ Thirrja për të dëshmuar, Basha i gatshëm të ndihmojë prokurorët belgë me informacione

23 Korrik 2019, 14:21 Nga DOSJA
‘Toyota Auris’/ Thirrja për të dëshmuar, Basha i

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha do të thirret të enjten për të dëshmuar lidhur me deklaratën e tij për çështjen e 3.4 milion eurove në Toyota Auris.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Basha është shprehur i gatshëm që të bashkëpunojë më autoritetet e drejtësisë blege.

Kryetari i opozitës është shprehur i gatshëm për të ndihmuar me informacionet që disponon në zbardhjen e lidhjeve kriminalo-politike në aferën e pastrimit të miliona eurove me garanci politike të përfaqësuesve më të lartë të kupolës së Rilindjes.

Mësohet gjithashtu se Basha është në kontakt me autoritetet belge dhe mbetet në pritje të rakordimit me to për mënyrën e bashkëpunimit.

Lideri i PD-së do të merret në pyetje të enjten nga katër prokurorë belgë që kanë ardhur sot në Shqipëri. Dëshmia e Bashës kërkohet pasi pak ditë para se të kapeshin paratë, kryedemokrati akuzoi socialistin Taulant Balla si të përfshirë në çështje. Dëshmia e Bashës kërkohet pasi po kryen hetime edhe në shtetin Belg.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 3.4 mln euro ne toyota auris lulzim basha 3.4 mln euro ne toyota auris lulzim basha

Sondazh

Poll