Politike

Rama i lë pa fjalë të gjithë, vonohet në mbledhjen e Asamblesë së socialistëve

23 Korrik 2019, 14:45 Nga DOSJA
Rama i lë pa fjalë të gjithë, vonohet në mbledhjen e

Në një prej ditëve më të rëndësishme për Partinë Socialiste, lideri i saj Edi Rama është me vonesë.

Kur ora për nisjen e Asamblesë Kombëtare të PS-së është caktuar më 16:00, Rama është vonuar për më shumë se 40 minuta.

Vonesa e Ramës, ka rënë në sy të të gjthëve duke lënë “pa koment” edhe stafin e tij të ngushtë.

Mosrespektimi i orarit nga kryesocialisti sjelll edhe shtyrjen e Asamblesë, e cila nuk mund të nisë pa të, pasi do të jetë ai që do ta mbajë fjalën hapëse.

Gjatë mbledhjes së sotme pritet të bëhet analiza mbi rezultatet e zgjedhjeve të 30 qershorit, zgjedhjet e brendshme dhe diskutime të tjera.

Një analizë do të ketë edhe për zgjedhjet e brendshme në strukturën e PS-së. Qarqet që kanë pasur një rezultat më të dobët se zgjedhjet e disa viteve më parë do të jenë gjithashtu në fokus të kësaj asambleje.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike asambleja kombëtare e ps-së edi rama zgjedhjet e brendshme në ps asambleja kombëtare e ps-së edi rama zgjedhjet e brendshme në ps

Sondazh

Poll