Politike

Sadi Vorpsi: S’ka luftë brenda PS, jemi gati për mandatin e tretë të qeverisjes (VIDEO)

23 Korrik 2019, 11:29 Nga DOSJA
Sadi Vorpsi: S’ka luftë brenda PS, jemi gati për mandatin e

TIRANE- Deputeti socialist Sadi Vorpsi i ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri tha se Asambleja e PS që do të mblidhet pasditen e së martës, ka në fokus të saj analizën e zgjedhjeve të 30 qershorit. Vorpsi ka kundërshtuar zërat se brenda PS ekziston një luftë e brendshme.

“Pas zgjedhjeve ka ardhur koha e analizës. Zgjedhjet e 30 qershorit arritën standardet e kërkuara dhe për këtë u shprehën dhe raportet e ndërkombëtarëve. Nëse qytetarët na besojnë mandatin e tretë, do ishim gati”, tha deputeti socialist Sadi Vorpsi.

Vorpsi u shpreh dhe për çështjen e teatrit, kauzë për të cilën shoqëria civile dhe një pjesë e aktorëve po e kundërshtojnë prej një viti vendimin për prishjen e godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar.

“Si qytetar i Tiranës jam për ndërtimin e një teatri të ri”, tha Vorpsi. Ndiqni intervistën e plotë në videon më plotë. Marrë nga Intv

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 23 korrik asambleja e ps-së sadi vorpsi 23 korrik asambleja e ps-së sadi vorpsi

Sondazh

Poll