Politike

‘3.4 mln euro në Toyota Yaris’/ Basha merret në pyetje të enjten, katër prokurorë belgë ‘zbarkojnë’ në Shqipëri

23 Korrik 2019, 12:59 Nga DOSJA
‘3.4 mln euro në Toyota Yaris’/ Basha merret në pyetje

TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha do të merret në pyetje ditën e enjte, lidhur me çështjen e ‘Toyota Yaris’, nga Krimet e Rënda. 

Të pranishëm gjatë marrjes në pyetje do të jenë dhe katër prokurorë belgë, pasi marrja në pyetje e kryedemokratit është bërë me kërkesë të palës belge. Lidhur me çështjen po kryhen hetime edhe në shtetin Belg.

NJOFTIMI I PLOTË:

Ne vijim te ekzekutimit te leterporosise se derguar nga autoritetet belge, perfaqesues te Prokurorise Federale te Belgjikes kane mberritur ne Shqiperi me qellim vijimin e kryerjes se veprimeve proceduriale te kerkuara dhe te lejuara nga autoritetet gjyqesore shqiptare. Keto veprime konsistojne ne marrjen ne pyetje te personave te pandehur si dhe marrjen ne pyetje te shtetasit Lulezim Basha diten e enjte date 25.07.2019.

Dëshmia e Bashës kërkohet pasi pak ditë para se të kapej dengu me euro në Portin e Durrësit, kryedemokrati ka akuzuar kreun e Grupit të Partisë Socialiste Taulant Balla si të përfshirë në këtë çështje. 

Akuzat, socialisti i cilësoi si shpifje duke ngritur padi ndaj tij për shpifje dhe dekonspirim të operacionit. Pikërisht kjo deklaratë ndryshoi planet e operacionit kriminal të Alfred dhe Elvis Vladit. Makinat supozoheshin të niseshin nga porti Ankonës por devijuan rrugën dhe u nisën nga porti i Barit.  Balla e fitoi gjyqin ndaj Bashës, i cili u gjobit me 50 mijë lekë gjobë për shpifje

Ndërkohë në Belgjikë ditën e djeshme janë marrë në pyetje Edi Lika dhe Klevi Cani. Ndërsa sot do të merret në pyetje Alban Mollaymeri dhe Agim Ceka.

Personat e proceduar në Belgjikë për dosjen e “Toyota Yaris” janë Alfred Vladi, Elvis Vladi, Edi Lika, Agim Ceka, Alban Mollaymeri, Niman Nimani, Alman Nimani, Albana Vladi, Arianit Nimani, Drita Sopo dhe Driton Hakaj.

Ndërsa Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në burg pa afat katër personat e arrestuar; Edi e Klevis Lika, Alban Mollaymeri dhe Agim Çeka. Ndërkohë Alfred dhe Elvis Vladi janë shpallur në kërkim.

Vetëm një javë më parë gjatë operacionit “Bizark”, grupit kriminal iu sekuestrua pasuria në prona. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 3.4 mln euro ne toyota auris lulzim basha operacioni bizark prokuroret belge 3.4 mln euro ne toyota auris lulzim basha operacioni bizark prokuroret belge

Sondazh

Poll