Politike

Basha iu premton kuksianëve: Javën e parë në pushtet PD do heqë traun e “Rrugës së Kombit”

23 Korrik 2019, 12:07 Nga DOSJA
Basha iu premton kuksianëve: Javën e parë në pushtet PD do

KUKËS- Lideri demokrat, Lulzim Basha po zhvillon një takim me qytetarët e Kukësit, nga ku tha se i shpreh mirënjohjen e thellë të gjithë kuksianëve që refuzimin masiv që i bënë kryeministrit Rama më 30 qershor. 

Kreu i PD-së, ka premtuar se Partia Demokratike do të heqë traun e Rrugës së Kombit që javën e parë që PD do vijë në pushtet.

Kukësi i ka prirë betejës për liri e demokraci me revoltën kundër taskës së rrugës së Kombit. Dua të shpreh vendosmërinë tonë që javën tonë të parë në qeveri do të heqim traun e rrugës së Kombit. I kam kërkuar strukturave të PD të bëhen gati që bashkë me qytetarët ta kthejmë shumicën Rama ik më 30 qershor, në shumicën e një ndryshimi të thellë ekonomik e politik për cdo shqiptar, për t’i dhënë fund emigracionit e kurbetit që po e tret Kukësin.

Punësimi i shqiptarëvë, mirëqenia e shqiptarëvë, punësimi i kuksianëve, mirëqënia e tyre janë objektiv dhe prioriteti më madhi i PD dhe i imi personalisht” u shpreh Basha. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha ne kukes lulzim basha rruga e kombit basha ne kukes lulzim basha rruga e kombit

Sondazh

Poll