Bota

Tragjedi në Senegal/ Zjarr në spital, vdesin 11 foshnja

ragjedia ndodhi në spitalin Mame Abdou Aziz Sy Dabakh, në qendrën e transportit të Tivaouane, dhe u shkaktua nga një qark i shkurtër.

26 Maj 2022, 08:40 Nga DOSJA
Tragjedi në Senegal/ Zjarr në spital, vdesin 11 foshnja
Qyteti

SENEGAL- Njëmbëdhjetë foshnja kanë vdekur si pasojë e një zjarr që përfshiu spitalin në qytetin Tivaouane, në Senegalin perëndimor. Presidenti i vendit, Macky Sall, ka ndarë në Twitter lajmin e trishtë.

“Sapo mësova me dhimbje dhe tmerr vdekjen e 11 të porsalindurve nga zjarri në repartin e të porsalindurve të spitalit publik”, ka shkruar ai.

Tragjedia ndodhi në spitalin Mame Abdou Aziz Sy Dabakh, në qendrën e transportit të Tivaouane, dhe u shkaktua nga një qark i shkurtër.

Kryebashkiaku i qytetit Demba Diop raportoi se "tre fëmijë janë shpëtuar". Sipas mediave lokale, spitali Mame Abdou Aziz Sy Dabakh është inauguruar së fundmi. Një incident i ngjashëm ndodhi në qytetin verior të Linguere në prill, kur një zjarr shpërtheu në një spital që vrau katër foshnja.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll