Art&Argëtim

'Heard është xheloze dhe e çmendur', regjisori dëshmon episodin ku aktorja ishte agresive ndaj Depp

Night më 21 prill ju përgjigj një postimi të ThatUmbrella që thoshte se Depp do të akuzohet për abuzim të Heard pasi e ka goditur atë për shkak xhelozie, ku ai shkroi se kjo nuk ishte e vërtetë.

25 Maj 2022, 17:38 Nga DOSJA
'Heard është xheloze dhe e çmendur', regjisori
Higby Night

SHBA-Regjisori dhe pronari i motelit Morgan, Higby Night dëshmoi në seancën e rradhës në gjyqin e Johnny Depp kundër Amber Heard ku më parë e kishte quajtur aktoren të çmendur dhe xheloze në një postim nv Twitter.

Sipas People, Night më 21 prill ju përgjigj një postimi të ThatUmbrella që thoshte se Depp do të akuzohet për abuzim të Heard pasi e ka goditur atë për shkak xhelozie, ku ai shkroi se kjo nuk ishte e vërtetë.

"Kjo nuk ndodhi kurrë. Unë isha me ta gjithë natën. Amber ishte ajo që vepronte si xheloze dhe e çmendur."-shkroi Night.

Në një moment, avokatja e Heard, Elaine Bredehoft e pyeti Night nëse ai ishte një fans i zjarrtë i Depp për të cilën ai u përgjigj me 'jo, nuk jam', gjë që shkaktoi të qeshura në sallë.

Night, i cili u thirr në tribunë nga avokatët e Depp, zotëronte më parë një park luksoz në shkretëtirë, ku një udhëtim në grup në vitin 2013 me Depp, Heard dhe miqtë e tyre dyshohet se u bë e dhunshme.

Heard ka dëshmuar më parë se Depp kapi për dore një shoqe të saj në parkun e rimorkiove Hicksville sepse ishte xheloz. Aktorja më pas tha nën betim se Depp filloi të thyente sendet brenda trailerit të tyre.

Night i tha gjykatës se ai asnjëherë nuk e ka parë Depp që të abuzojë fizikisht ndonjë person. Ai më vonë dëshmoi për një debat midis Depp dhe Heard që ai ishte dëshmitar, duke thënë:

"Ajo ishte e mërzitur me të dhe ajo po i bërtiste. Ai ishte disi i strukur dhe dukej pothuajse i frikësuar dhe ishte vërtet e çuditshme ta shihje sepse ai ishte më i madh se ajo padyshim"-tha Night.

Depp, 58 vjeç, aktualisht po padit Heardin për shpifje në gjyqin që filloi më 11 prill, duke argumentuar se shkrimi i saj i vitit 2018 për 'The Washington Post' në lidhje me mbijetesën e dhunës në familje, dëmtoi reputacionin e tij dhe shkatërroi mundësitë e tij për karrierë, edhe pse ajo nuk e përmendi atë me emër në artikull. Ai dëshmoi se pas akuzave të Heard kundër tij, ai humbi "asgjë më pak se gjithçka".

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll