Art&Argëtim

Beniada Nishani tregon takimin me Taulant Ballën: Më qerasi me kafe

Madje shtoi se ky i fundit e kishte qerasur edhe me një kafe, kur e kishte parë në një bar me të vëllanë.

25 Maj 2022, 17:17 Nga DOSJA
Beniada Nishani tregon takimin me Taulant Ballën: Më qerasi me kafe
Beniada Nishani dhe Taulant Balla

TIRANË- Modelja Beniada Nishani ka treguar se kë njeh nga personazhet e njohura të politikës shqiptare. E ftuar në emisionin “Fiks Fare”, modelja tha se njihte shumë pak personazhe, si përshembull kryeministrin Edi Rama, por edhe socialistin tjetër Taulant Balla. Madje shtoi se ky i fundit e kishte qerasur edhe me një kafe, kur e kishte parë në një bar me të vëllanë.

PJESË NGA INTERVISTA:

Edi Rama: Po, vetëm këtë njoh më duket. Është Rama. Edi Rama.

Sali Berisha: Po patjetër, është shkrujtur aty, ja.

Lulzim Basha: Nuk e njoh! Më duket si aktor

Ilir Meta: Nuk e njoh, por është i lezëtshëm nga fytyra.

Monika Kryemadhi: Është zonjë e bukur. Elegante. Nuk e njoh, ça bën kjo. Do pimë një kafë bashkë.

Enkelejd Alibeaj: Nuk e njoh as këtë

Taulant Balla: Këtë e njoh, Taulant Rama. na ka qeras një kafe në bar kur isha me vëllain tim. Ai ishte simpatizant se kishte parë “Bigun”.

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll