Art&Argëtim

Laureta rrëfen të shkuarën në burg: Fotot me Vali Corleonen janë montazh

Ajo zbuloi se shkak i arrestimit ishte partneri i saj asokohe, i cili sipas saj ishte shtetas malazez.

25 Maj 2022, 17:28 Nga DOSJA
Laureta rrëfen të shkuarën në burg: Fotot me Vali Corleonen
Laureta Zyba

TIRANË- Laureta Zyba, ish-konkurrentja e Përputhen ka rrëfyer detaje nga e shkuara e saj e errët që u publikua pasi u bë pjesë e programit. Gjatë një interviste për “Shqipëria Live”, Laureta pranoi se ka qenë në burg për një periudhë të shkurtër, më pak se një muaj. Ajo zbuloi se shkak i arrestimit ishte partneri i saj asokohe, i cili sipas saj ishte shtetas malazez. Kur u pyet nëse personi në fjalë është Vali Corleone, ajo tregoi se fotot që qarkullojnë janë montaze dhe se nuk është ai.

“Kam qenë në burg dhe është një periudhë që është shumë e tmerrshme për mua, më keq nga sa njerëzit e flasin apo e përshkruajnë. Të them të vërtetën kam qenë shumë e vetëdijshme kur jam futur në atë emision sepse historia që më ka ndodhur është bërë bujë. Nuk e kam pasur shansin të them të vërtetën. Kam pasur një djalë që ka pasur të bëjë me shtetin, ka qenë i dashuri im. Kemi qenë bashkë 8 muaj, në burg nuk kam qëndruar as një muaj. Akuzat ishin të tilla. Nuk ka qenë për prostitucion, ai ka pasur gjërat e veta brenda shtetit të vet, malazez ka qenë. Deri në momentin e arrestimit e kam njohur si kroat. Nuk është Vali Korelone, janë montazhe.”- tregoi ajo.

Mediat Kosovare shkruanin për Lauretën se ajo ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal e se është arrestuar për këtë gjë në moshën 23-vjeçare. Bëhet fjalë për një operacion të zhvilluar në vitin 2018. Për Zybën thuhej gjithashtu se kishte punuar si striptiste.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll