Art&Argëtim

Aurela Hoxha ndan fotot e djalit të saj: Gëzuar ditëlindjen tënde të parë engjëlli im!

Aurela shprehet se ndihet e bekuar me ardhjen në jetë të djalit ndërsa shton “pyes veten se si kam jetuar pa ty”.

25 Maj 2022, 10:15 Nga DOSJA
Aurela Hoxha ndan fotot e djalit të saj: Gëzuar ditëlindjen
Aurela Hoxha

TIRANË- Modelja Aurela Hoxha, feston përvjetorin e parë të lindjes së djalit të saj. Ajo ka publikuar në Instagram fotografi me vogëlushin e saj ndërsa është munduar që të mos zbulojë portretin e tij. Aurela shprehet se ndihet e bekuar me ardhjen në jetë të djalit ndërsa shton “pyes veten se si kam jetuar pa ty”.

“Një vit jetë! Fryma mamit, pasi të solli zoti në jetën time, fillova të pyes veten si kam jetuar më parë pa ty…Ti i jep kuptim jetës tone, të dua, të Duam! Faleminderit Zot! Gëzuar ditëlindjen tënde të parë engjëlli im,” ka shkruar Aurela.

Një vit më parë, Aurela i surprizoi të gjithë kur zbuloi se ishte bërë nënë për herë të parë.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll