Art&Argëtim

Këngëtari i 'Aerosmith' Steven Tyler hyn në qendër rehabilitimi, anullohen koncertet në Las Vegas

Në një postim në Instagram, grupi shpjegoi ngjarjet që çuan në vendimin e Tyler për të kërkuar trajtim.

25 Maj 2022, 09:05 Nga DOSJA
Këngëtari i 'Aerosmith' Steven Tyler hyn në qendër
Steven Tyler

SHBA- Grupi klasik i rock-ut Aerosmith, ka njoftuar se këngëtari Steven Tyler është futur vullnetarisht në një qendër rehabilitimi. Aerosmith ka anulluar disa nga data për koncertet "Deuces Are Wild" të grupit në Las Vegas, pasi mungon Tyler.

Sipas CNN, në një postim në Instagram, grupi shpjegoi ngjarjet që çuan në vendimin e Tyler për të kërkuar trajtim.

"Siç e dini shumë prej jush, vëllai ynë i dashur Steven ka punuar në maturinë e tij për shumë vite. Pas operacionit në këmbë për t'u përgatitur për skenën dhe domosdoshmërinë e menaxhimit të dhimbjes gjatë procesit, ai së fundmi ka hyrë vullnetarisht në një program trajtimi për shëndetin e tij,” ka shkruar grupi Aerosmith.

Tyler ka hyrë në qendër rehabilitimi pasi ka varësi ndaj substancave narkotike. Këtë varësi ai e ka pranuar publikisht në një intervistë në vitin 2019.

Biletat për koncertin "Deuces Are Wild" të grupit në Las Vegas do të rimbursohen automatikisht. Grupi gjithashtu kërkoi falje për fansat që do të prekeshin nga anulimet e shfaqeve.

(d.d)/dosja.al

 

 

 

Sondazh

Poll