80 huliganë u ‘përzunë’ në Itali, Dervishaj: Do përjashtohen përgjithmonë nga çdo aktivitet sportive
Për ta do të ndiqen procedurat përkatëse me Federatën Italiane të Futbollit, për përjashtimin nga ambientet sportive dhe do të merren masa të tjera në zbatim të ligjit.

TIRANË- Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë Albert Dervishaj është shprehur se 80 tifozë huliganë italianë janë përzënë nga Shqipëria një natë pas rrëmujës që shkaktuan. Në një deklaratë për mediat, Dervishaj tha se për ta do të ndiqen procedurat përkatëse me Federatën Italiane të Futbollit, për përjashtimin nga ambientet sportive dhe do të merren masa të tjera në zbatim të ligjit.
“Janë shoqëruar në ambientet e Policisë së Shtetit, 60 shtetas tifozë problematikë nga të dy skuadrat, nga të cilët 48 shtetas italianë dhe 12 shtetas holandezë, për përfshirje në aktet e dhunshme dhe kundërshtimin e punonjësve të Policisë. Atyre u janë sekustruar leva, doreza hekuri, shkopinj druri, gurë, thika, lëndë piroteknike etj, për të cilët, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, po kryhen veprimet procedurale penale dhe hetimi do të vazhdojë në vijim. Gjithashtu, sot në orët e para të mëngjesit janë “deportuar” nëpërmjet Portit të Durrësit, 80 tifozë huliganë italianë, për të cilët përveç largimit të tyre, do të ndiqen procedurat përkatëse me Federatën Italiane të Futbollit, për përjashtimin nga ambientet sportive dhe do të merren masa të tjera në zbatim të ligjit,”- tha Dervishaj.
Sot është finalja Europiane e Conferencë League. Në orën 21:00 Roma-Feyenoord do të përballen në stadiumin ‘Air Albania’ në Tiranë duke e kthyer këtë ndeshje në një moment historik për futbollin shqiptar. Nata e kaluar ishte nën terrorin e sulmeve të tifozëve në Tiranë. Si pasojë e dhunës së ushtruar nga tifozët e të dy skuadrave, u plagosën 10 efektivë dhe u dëmtua një automjet policie. Ndërkohë u shoqëruan 60 persona, 48 tifozë të Romës 12 të Feyenoord.
(f.m/dosja.al)
Sondazh
POROSIA/ Dervishaj: Lokalet e marketet të mos shesin pije alkoolike me shishe e gota qelqi
Albert Dervishaj TIRANË- Policia e Shtetit u ka bërë thirrje marketeve e lokaleve që sot të mos shesin alkool me gota apo shishe ...
Përplasja me tifozët, Dervishaj: 19 efektivë të plagosur, njërin e qëlluan me thikë
Albert Dervishaj TIRANË- Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj ka bërë bilan...
Ndeshja/ Ambasada e SHBA: Rrugët janë bllokuar, bëni kujdes, shmangni qendrën e Tiranës
Ambasada e SHBA TIRANË- Ambasada Amerikane në Shqipëri, u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin lëvizjet n...
Frika nga sulmet e rrëmujat, policia krijon kordon që në Portin e Durrësit
Porti i Durrësit DURRËS- Policia e Durrësit ka krijuar një kordon sigurie që në hyrje të qytetit. Siç shihet edhe...
Përplasjet mes tifozerive dhe policisë/ Lëndohen 30 persona, mes tyre 20 efektivë
Tifoze TIRANË- 30 persona morën mjekim mbrëmjen e djeshme në Tiranë. Në mesin e tyre ishin edhe 20 efektivë, të cil...
Vinin nga Shqipëria, bllokohen dy ‘BMW X6’ në Kosovë, ishin të vjedhura në Itali
Makine KOSOVË- Dy makina BMW X6, njëra e zezë dhe tjetra e bardhë, të cilat po hynin në Kosovë nga Shqipëria jan&eu...
VD-Meta thirrje prokurorive: Hetoni trafikimin e qenieve njerëzore, fëmijët në rrezik
TIRANË- Presidenti Ilir Meta u ka bërë thirrje prokurorive që të hetojnë trafikimin e qenieve njerëzore. Gjatë forumit...
Princ Leka: Tifozët e Feyenoord kthyen Tiranën në kaos, mezi pres të shoh ç'do ndodhë nesër
Princ Leka TIRANË- Përleshjet në rrugët e kryeqytetit kanë shqetësuar Princ Lekën. Përmes një statusi të ...
VIDEO- Mbërrijnë të tjerë tifozë të Romës, zbarkon anija me 1100 udhëtarë në Durrës
Tifozët DURRËS- Të tjerë tifozë të Romës kanë mbërritur në Shqipëri. Dosja.al ka siguruar pamjet ku ...
Mediat italiane: Efektivët në Shqipëri nxorrën armët! Tifozët i shkuan Berishës në shtëpi
Efektivi me armë në dorë ITALI- Mediat italiane kanë raportuar rrëmujën, incidentet e sulmet që ndodhën një na...


