Art&Argëtim

VD- 2 brenda ditës! Tifozët nuk i ndahen gazetares, e puthin LIVE, meket Fevziu

Ajo po raportonte, kur një tjetër tifoz e puthi në faqe…

24 Maj 2022, 23:56 Nga DOSJA
VD- 2 brenda ditës! Tifozët nuk i ndahen gazetares, e puthin LIVE,
Momenti i puthjes

TIRANË- Gazetarja Glidona Doci ka marrë dy puthje sot nga tifozët holandezë në Tiranë. Edhe raportimin në Opinion, e nisi pikërisht me një koment për puthjen që një tifoz holandez i dha teksa bëhej gati për të hyrë live. Por gazetarja e Klan News, Glidona Daci, nuk i shpëtoi një të tille edhe live. Ajo po raportonte, kur një tjetër tifoz e puthi në faqe…

 

“O ja erdhi tjetri live, sikur ta dija, sot paske pas ditë me fat,”- ishte komenti i gazetarit Blendi Fevziu.

Duke marrë dy puthje në një ditë, Glidona duket se u ka rrëmbyer zemrën tifozëve që ndodhen në Tiranë për finalen e Conference Leagu, megjithatë ajo u shpreh se ishte një nga momentet më të vështira që kishte kaluar në profesionin si gazetare në terren.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll