Sport

FOTOT- UEFA urdhëron heqjen e banderolës mbështetëse për Murinhon në Tiranë

Dosja.al mëson se kanë qenë vetë organizatorët, UEFA, që ka kërkuar heqjen e banderolës nga sheshi “Nënë Tereza”.

25 Maj 2022, 11:21 Nga DOSJA
FOTOT- UEFA urdhëron heqjen e banderolës mbështetëse
Jose Murinho

TIRANË- Banderola që i uronte mirëseardhjen trajnerit të Romës, José Mário dos Santos Mourinho është hequr nga fasada e Universitetit Politeknik të Tiranës. Dosja.al mëson se kanë qenë vetë organizatorët, UEFA, që ka kërkuar heqjen e banderolës nga sheshi “Nënë Tereza”.

“Mirë se vjen në Romën e vogël, mister Mourinho”, shkruhej mbi banderolë që hapi mjaft polemika. Madje deputetja e Partisë Demokratike Flutura Açka e konsideroi një ‘turp’ vendosjen e një banderole të tillë në fasadën e një universiteti publik.

Sot, përshëndetja speciale për Murinhon nuk është më në një nga sheshet kryesore të Tiranës.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll