Bota

 Raste të lijë së majmunëve, zbulohen në tre vende të tjera për herë të parë

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, zyrtarët shëndetësorë njoftuan se një rast ishte zbuluar në një udhëtar që kishte vizituar së fundmi Afrikën perëndimore dhe tani po merr trajtim mjekësor.

25 Maj 2022, 09:47 Nga DOSJA
 Raste të lijë së majmunëve, zbulohen në tre vende
Foto ilustruese

GADISHULLI ARABIK-Emiratet e Bashkuara Arabe, janë bërë shteti i parë i Gjirit  Persik, që ka regjistruar një rast të lisë së majmunëve. Gjithashrtu Republika Çeke dhe Sllovenia raportuan rastet e tyre të para ditwn e djeshme duke iu bashkuar 18 vendeve të tjera për të zbuluar virusin jashtë bazës së saj të zakonshme në Afrikë.

Sipas BBC, ky numër pritet të rritet edhe më tej, por ekspertët thonë se rreziku i përgjithshëm për popullatën e përgjithshme mbetet i ulët. Shpërthime të virusit janë gjetur në Evropë, Australi dhe Amerikë. Simptomat shpesh përfshijnë ethe dhe skuqje por infeksioni zakonisht është i butë.

Në Emiratet e Bashkuara Arabe, zyrtarët shëndetësorë njoftuan se një rast ishte zbuluar në një udhëtar që kishte vizituar së fundmi Afrikën perëndimore dhe tani po merr trajtim mjekësor. Autoritetet atje thonë se janë "plotësisht të përgatitur" për të trajtuar çdo shpërthim, duke shtuar se protokollet e mbikëqyrjes së hershme për zbulimin e sëmundjes ishin në fuqi.

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), thotë se virusi mund të përmbahet me përgjigjen e duhur në vendet jashtë Afrikës ku zakonisht nuk zbulohet.

"Ne ju inkurajojmë të gjithëve që të rrisni mbikëqyrjen e lisë së majmunëve për të parë se ku janë nivelet e transmetimit dhe për të kuptuar se ku po shkon," tha drejtoresha e OBSH-së për Përgatitjen Globale ndaj Rrezikut Infektiv, Sylvie Briand. Jashtë Afrikës tani ka 237 raste të konfirmuara dhe të dyshuara të lisë së majmunëve.

Gjermania thotë se ka porositur deri në 40,000 doza të vaksinës Imvanex e përdorur për trajtimin e lisë, por edhe efektive kundër lisë së majmunëve që të jenë gati në rast se shpërthimi përkeqësohet. Në Angli, zyrtarët dje kanw njoftuar se janw zbuluar 14 raste të tjera të virusit duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve në MB në 71.

Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, dhimbje shpine, ënjtje të nyjeve limfatike, të dridhura dhe rraskapitje.

(d.d)/dosja.al

Sondazh

Poll