Bota

'Do ta bëj'/ Sulmi në Teksas, autori bleu 2 pushkë për ditëlindje, paralajmërimet dhe profili i tij

Ramos i kishte dërguar një mesazh një të panjohuri duke thënë "Unë do ta bëj", disa orë para sulmit të përgjakshëm

25 Maj 2022, 07:24 Nga DOSJA
'Do ta bëj'/ Sulmi në Teksas, autori bleu 2 pushkë
Salvador Ramos

SHBA- Personi në foto është 18-vjeçari Salvador Ramos, i cili u qëllua dhe u vra nga policia, pasi vrau 21 persona brenda shkollës fillore në Teksas. I riu ishte gjimnazist në qytet dhe para sulmit në shkollën fillore kishte qëlluar gjyshen e tij që po trajtohej në gjendje kritike.

'Do ta bëj'/ Sulmi në Teksas, autori bleu 2 pushkë

Sipas autoriteteve, Ramos i kishte dërguar një mesazh një të panjohuri duke thënë "Unë do ta bëj", disa orë para sulmit të përgjakshëm. Sulmin duket se e kishte paralajmëruar pasi dhe në rrjetet sociale postonte foto me armët që kishte blerë.

'Do ta bëj'/ Sulmi në Teksas, autori bleu 2 pushkë

Fotoja është publikuar me emrin e përdoruesit “salv8dor_”. Shumë shokë të klasës konfirmuan se llogaria i përkiste të armatosurit të dyshuar.

'Do ta bëj'/ Sulmi në Teksas, autori bleu 2 pushkë

Guvernatori i Teksasit Gutierrez tha për CNN se Ramos, i cili mbushi 18 vjeç pak ditë më parë, bleu dy pushkë sulmi në ditëlindjen e tij.

Autori punonte në një dyqan lokal Wendy's , siç tha një nga menaxherët e restorantit për CNN. Adrian Mendes menaxher në Wendy's, tha se Ramos ishte një person i mbyllur.

 Ishte i heshtur, nuk fliste shumë. Ai nuk shoqërohej me punonjës të tjerë," tha ai.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll