Bota

Zelenskyy: Situata në Donbas është jashtëzakonisht e vështirë, na duhen armë...

Ai u shpreh se furnizimi i rregullt me ​​armë në Ukrainë është strategjia më e mirë për të ruajtur stabilitetin global.

25 Maj 2022, 09:02 Nga DOSJA
Zelenskyy: Situata në Donbas është jashtëzakonisht e
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e ka quajtur situatën në rajonin lindor të Donbasit "jashtëzakonisht të vështirë". Sipas BBC, gjatë fjalimit të tij  mbremjen e djeshme Zelenskyy tha se forcat ruse janë vendosur për të  sulmuar në Donbas.

"Lyman, Popasna, Severodonetsk, Slovyansk, pushtuesit duan të shkatërrojnë gjithçka atje,"-tha ai, duke iu referuar një grupi qytetesh të vendosura në Ukrainën lindore.

Ai u shpreh se furnizimi i rregullt me ​​armë në Ukrainë është strategjia më e mirë për të ruajtur stabilitetin global.

"Prandaj, furnizimi me armë të rënda në Ukrainë me MLRS, tanke, anti-anije dhe armë të tjera janë  investimi më i mirë në ruajtjen e stabilitetit në botë dhe parandalimin e shumë krizave të rënda që Rusia ende po planifikon,”-tha Zelenskyy.

Komentet e Zelenskyy vijnë pasi zyrtarët ukrainas të mbrojtjes paralajmërojnë se lufta e Rusisë në Ukrainën lindore është tani në fazat e saj më intensive dhe potencialisht mund të përcaktojë fatin e vendit të luftuar.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll