“Erdogan do arratiset jashtë vendit”, paralajmëron lideri i opozitës turke: Po transferon paratë e tij
Kemal Kiliçdaroglu TURQI- Kreu i CHP Kemal Kiliçdaroglu pretendoi se presidenti Erdogan dhe familjarët e tij po përgatiteshin t&eum...
Presidenti turk kritikoi gjithashtu kryeministrin Mitsotakis që në mes të muajit, i kishte këshilluar Shtetet e Bashkuara që të mos u shisnin avionë luftarakë Turqisë.
Presidenti turk Erdogan ka ngritur akuza të rënda kundër Greqisë. Ai nuk dëshiron "kurrë më" të shkëmbejë asnjë fjalë me kryeministrin grek Mitsotakis. Në një fjalim televiziv, Erdogani e akuzoi Greqinë për strehimin e mbështetësve të lëvizjes Gylen, të cilën ai e konsideron përgjegjëse për tentativën për grusht shteti të vitit 2016.
Presidenti turk kritikoi gjithashtu kryeministrin Mitsotakis që në mes të muajit, i kishte këshilluar Shtetet e Bashkuara që të mos u shisnin avionë luftarakë Turqisë. Deklaratat e kryeministrit grek në Kongresin Amerikan javën e kaluar janë ndoshta edhe arsyeja kryesore e zemërimit të Erdoganit.
Micotaqisi rekomandoi në Kongres në SHBA që të mos shiteshin pajisje ushtarake në lindje të Mesdheut. Shtetet e Bashkuara duhet të shmangin krijimin e një burimi të ri paqëndrueshmërie në krahun juglindor të NATO-s: "Unë kërkoj nga ju që ta merrni parasysh këtë kur merrni vendime për blerjen e pajisjeve të mbrojtjes për Mesdheun Lindor," tha Micotaqiisi. Mendohet se ai iu referua Turqisë, pa përmendur qartë emrin e vendit fqinj.
Si pasojë, Erdogani njoftoi se nuk do të fliste më kurrë me Mitsotakisin. Përveç kësaj, do të anulohet një konferencë e planifikuar midis qeverisë turke dhe greke.
Erdogani tha se kishte rënë dakord me Greqinë që të mos përfshinte asnjë palë të tretë në punët midis dy vendeve. Por duke qenë se pala greke tani e theu në mënyrë të njëanshme këtë premtim, Erdogan deklaroi: Mitsotakis nuk ekziston më për mua. Nuk do të pranoj kurrë më ta takoj.
Megjithatë, ai nuk mendon se SHBA do ta marrin vendimin për çështjen e F-16 në përputhje me rekomandimin e Mitsotakisit, tha Erdogani.
Turqia ka kohë që kërkon të blejë avionë luftarakë amerikanë F-16. Fillimisht, ajo donte të merrte 100 F-35 moderne. Por Shtetet e Bashkuara e prishën marrëveshjen pasi Turqia zemëroi NATO-n duke blerë një sistem të mbrojtjes raketore S-400 nga Rusia. Në tetor 2021, disa burime treguan se Turqia po kërkonte të merrte F-16 në vend të F-35.
Një zëdhënës i qeverisë së Athinës tha pas deklaratave të Erdoganit se nuk do të kishte përfshirje në një betejë verbale me udhëheqjen turke. Politika e jashtme greke orientohet te e drejta ndërkombëtare dhe aleancat ekzistuese – edhe pse kjo mund të shqetësojë disa./DW
Kemal Kiliçdaroglu TURQI- Kreu i CHP Kemal Kiliçdaroglu pretendoi se presidenti Erdogan dhe familjarët e tij po përgatiteshin t&eum...
Albin Kurti dhe Dritan Abazoviç ZVICËR- Në margjinat e Forumit Ekonomik Botëror në Davos, kryeministri i Kosovës, Albin Kur...
Foto nga protesta PARIS- Aktivistët në Francë kanë akuzuar presidentin Emmanuel Macron se ka tradhtuar premtimin e tij për të...
Aleksandar Vuçiç ZVICËR- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot në Davos se atmosfera në bash...
Viktor Orbán HUNGARI- Qeveria hungareze shpalli sot gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të luftës në Ukrainë, e cila ...
Foto Ilustruese IRAN- Pati një rritje shqetësuese të ekzekutimeve në 2021 pasi kufizimet Covid-19 u lehtësuan, tho...
Foto nga Hagia Sophia TURQI- Foto turpi janë shkrepur në "Hagia Sophia". Ky vend shihet si Trashëgimni Botërore, por jo gjithmonë...
Mitsotakis-Erdogan GREQI- Pas deklaratave të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan se nuk do të flasë kurrë me kryeministrin grek Kyriak...
Erdogan TURQI- Më 19 maj, Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan përsëriti kundërshtimin e tij për anëtarësimin e Suedis&e...
Ukraine UKRAINË- Dy zyrtarë të lartë rusë kanë sinjalizuar se Moska është gati për një konflikt të z...