Bota

Një burrë i maskuar ka rrëmbyer një 6-vjeçar në Greqi

6-vjeçari ndodhej në shtëpi me gjyshen ndërkohë që ka dëgjuar një zhurmë në derë ka vrapuar për të parë se kush ishte dhe në atë moment është kapur nga personi i maskuar.

25 Maj 2022, 09:18 Nga DOSJA
Një burrë i maskuar ka rrëmbyer një 6-vjeçar në
Rainer Xheison Penderson

GREQI- Një djalë 6-vjeçar është rrëmbyer në lagjen Kifissia të Athinës mbrëmjen e së martës. Rrëmbimi i fëmijës ka ndodhur rreth orës 20:40 (ora lokale), kur një burrë i panjohur më kapuç në kokë ka shkuar në shtëpinë ku banonte fëmija dhe e ka rrëmbyer.

Sipas dëshmisë së nënës, 6-vjeçari ndodhej në shtëpi me gjyshen ndërkohë që ka dëgjuar një zhurmë në derë ka vrapuar për të parë se kush ishte dhe në atë moment është kapur nga personi i maskuar.

Një burrë i maskuar ka rrëmbyer një 6-vjeçar në
Rainer Xheison Penderson

Sipas mediave të huaja, për rastin janë njoftuar dhe autoritete kufitare, pasi ka shumë gjasa që rrëmbyesit të tentojnë të çojnë fëmijën jashtë shtetit. Rainer Xheison Penderson është emri i vogëlushit të zhdukur.

E ëma e fëmijës është greke ndërsa i atit ka origjinë norvegjeze. Mësohet se prindërit e fëmijës janë divorcuar, ndërsa i ati jeton në Norvegji. Mediet greke shkruajnë se midis çiftit ka pasur mosmarrëveshje për kujdestarinë e fëmijës dhe dyshohet se mund të ketë qënë edhe i ati ai që e ka rrëmbyer.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll