Bota

Sulmi në Teksas, Biden i bën thirrje ligjvënësve: Duhet ta kthejmë dhimbjen në veprim

Ai rikujtoi të shtënat masive nga masakra e vitit 2012 në shkollën fillore Sandy Hook në Newtown, Connecticut, kur ai ishte nënkryetar.

25 Maj 2022, 08:25 Nga DOSJA
Sulmi në Teksas, Biden i bën thirrje ligjvënësve: Duhet ta
Joe Biden

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden i tronditur dhe me lot në sy mbrëmjen e djeshme i është drejtuar amerikanëve dhe Kongresit nga Shtëpia e Bardhë. 

Sipas CNN, ai shprehu ngushëllimet për prindërit e viktimave dhe tha gjithashtu se nuk do të kishte dashur kurrë që të ishte përsëri pjesë e kësaj situate.

"Unë kisha shpresuar që kur të bëhesha President nuk do të duhej ta bëja më këtë. Ka shumë gjëra që nuk i dimë ende. Prindërit që nuk do ta shohin më kurrë fëmijën e tyre, nuk do të përqafohen me ta. Prindër që nuk do të jenë kurrë të njëjtë. Të humbasësh një fëmijë është si të të këpusin një pjesë të shpirtit”-tha Biden.

Duke iu kthyer çështjes së legjislacionit për kontrollin e armëve, Biden iu lut ligjvënësve që ta kthenin këtë dhimbje në veprim. Ai rikujtoi të shtënat masive nga masakra e vitit 2012 në shkollën fillore Sandy Hook në Newtown, Connecticut, kur ai ishte nënkryetar.

"Jam i sëmurë dhe i lodhur nga kjo. Ne duhet të veprojmë. Dhe mos më thoni se nuk mund të kemi ndikim në këtë masakër. Pse vazhdojmë ta lejojmë këtë të ndodhë?”-tha ai.

18-vjeçari Salvador Ramos, i cili u qëllua dhe u vra nga policia, vrau 21 persona brenda shkollës fillore në Teksas. I riu ishte gjimnazist në qytet dhe para sulmit në shkollën fillore kishte qëlluar gjyshen e tij që po trajtohej në gjendje kritike.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll