Bota

Nuk përmbushën siç duhet detyrën, dogana e Kosovës largon nga puna 9 zyrtarë

Bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disiplinore, zyrtarët në fjalë fillimisht janë pezulluar

25 Maj 2022, 08:28 Nga DOSJA
Nuk përmbushën siç duhet detyrën, dogana e Kosovës
Policia ne Kosove

KOSOVË- Dogana e Kosovës ka marrë vendim për largim nga puna të nëntë zyrtarëve doganor, ndaj të cilëve është në vijim procesi gjyqësor penal.

Bazuar në hetimet e brendshme dhe procedurën e zhvilluar disiplinore, zyrtarët në fjalë fillimisht janë pezulluar, ndërsa pas zhvillimit të një procesi disiplinor dhe bazuar në provat e administruara është vendosur për shkëputje përfundimtare të marrëdhënies së punës.

“Provat e administruara janë të qarta për të dëshmuar se veprimet dhe mosveprimet e zyrtarëve në këtë rast janë të dënueshme dhe paraqesin shkelje të rëndë të Kodit të Mirësjelljes”, njofton Dogana, transmeton Gazeta Express.

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll