Aktualitet

Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara

Videot tregojnë momentët që tifozët thyejnë çfarë i'u del para në qytet, ndërkohë që për të qetësuar situatën ka ndërhyrë policia.

24 Maj 2022, 22:29 Nga DOSJA
Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e
Perplasjet

TIRANË- Pamjet e mëposhtme vijnë nga kryeqyteti ku tifozët italianë dhe holandezë po shkatërrojnë çdo gjë që ju del përpara. Videot tregojnë momentët që tifozët thyejnë çfarë i'u del para në qytet, ndërkohë që për të qetësuar situatën ka ndërhyrë policia.

Me shkopa gome dhe FNSH-ja me gaz lotsjellës po bëjnë neutralizimin dhe shoqërimin e tifozëve në komisariatet policore.

Ultrasit po shkaktojnë terror në Tiranë. Dosja.al raporton se janë rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë dhe po përplasen me efektivët e Policisë së Shtetit, duke lënduar disa prej tyre. Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë që tifozët po shoqërohen në Komisariate, por nuk ka ende një numër të saktë.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll