Aktualitet

Holandezët përplasen sërish me policinë, nisin shoqërimet e para

Fotoja e mësipërme e siguruar nga Dosja.al tregon një prej tifozëve të kapur nga efektivët për rrëmujës që u krijua.

24 Maj 2022, 22:28 Nga DOSJA

Holandezët përplasen sërish me policinë, nisin

TIRANË- Shoqërimet e para për tifozët holandezë kanë nisur. Fotoja e mësipërme e siguruar nga Dosja.al tregon një prej tifozëve të kapur nga efektivët për rrëmujës që u krijua.

Ultrasit po shkaktojnë terror në Tiranë. Dosja.al raporton se janë rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë dhe po përplasen me efektivët e Policisë së Shtetit, duke lënduar disa prej tyre. Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë që tifozët po shoqërohen në Komisariate, por nuk ka ende një numër të saktë.

(I.A;k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll