TERROR në Tiranë! Ultrasit bëjnë "namin", dhunojnë dhe efektivët, 10 policë të lënduar
Dosja.al raporton se janë rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë dhe po përplasen me efektivët e Policisë së Shtetit, duke lënduar disa prej tyre. Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore.
TIRANË- Rreth 200 tifozë ultras që qarkullojnë në Tiranë kanë shkaktuar terror në rrugët dhe në pika kyçe të kryeqytetit. Dosja.al raporton se janë rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë dhe po përplasen me efektivët e Policisë së Shtetit, duke lënduar 10 prej tyre. Policia ka bërë me dije me anë të një njoftimi zyrtar se ka edhe 4 tifozë që janë dërguar në spital. Ndërkohë që 60 të tjerë janë shoqëruar në Komisariat, 48 janë italianë, ndëra të tjerë janë holandezë.
Por gjithashtu, në më pak se një orë, tifozët ultras kanë bërë atë që nuk kanë bërë as qytetarët që kanë marrë pjesë në protestat më të egra në vend gjatë viteve të fundit, kanë shkatërruar tërësisht 2 makina policie, që janë larguar me karrotrec nga vendi i ngjarjes.
Të pajisur me gur dhe sende të forta në duar, tifozët nga Rotterdam tentuan të shkojnë drejt atyre të Romës, pranë stadiumit 'Air Albania', por u ndaluan nga policia dhe u shpërndanë në disa lagje të kryeqytetit.
Edhe tifozët e Romës, Policia i ndaloi i ktheu mbrapa se ishin nisur për në stadium, ndërkohë që treguan se ishin të denjë për kros duke përdorur Kryeministrinë si pistë. Në këtë pjesë të qytetit, situate u vendos nën kontroll ndërkohë që forcat e policisë shoqëruan disa prej tifozëve problematikë. Por problemi ishteë gjetkë. Grupi i tifozëve të Feynoord vijoi përplasjen me policine te ura e Drejtorisë së Policisë Tiranë, në kryqëzimin e Vasil Shantos dhe në “21”. Përplasje ka patur edhe te Hotel 'Hilton', pranë 'Pallatit me Shigjeta', ku ndodhen të akomoduar lojtarët e Feynoord.
Dosja.al ka sjellë me pamje nga vendi i ngjarjes të momenteve të shoqërimit të tifozëve problematikë, e të dhunës që kanë ushtruar tifozët. Deri më tani raportohet se Policia ka ndërhyrë menjëherë dhe ka shoqëruar disa tifozë të Feyenoord. Madje në vendin ku u shkatërrua makina e policisë gjatë përplasjes së tifozëve është gjetur një thikë, që nuk dihet se kujt i përket, por që mesiguri do të kishte shkaktuar dëme të rëndë nëse do të ishte përdorur.
(k.m/dosja.al)
Sondazh
Terror në Tiranë/ MOMENTI kur polici tërheq këmbadorazi huliganin, i sulen të tjerët në ndihmë të shokut
Pamje nga përplasja TIRANË- Dhunë nga tifozët edhe tek kryqëzimi i "Vasil Shantos". Siç duket nga pamjet e siguruara nga D...
Tifozët nuk pyesin, përplasen me Policinë e shkatërrojnë çdo gjë që i'u del përpara
Perplasjet TIRANË- Pamjet e mëposhtme vijnë nga kryeqyteti ku tifozët italianë dhe holandezë po shkatërrojnë &...
PAMJE NGA PËRPLASJA! Tifozët nuk ndalen, Policia i tërheq zvarrë, shkatërrojnë çdo gjë
Momenti i shoqërimit TIRANË- Pamje të frikshme janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku tifozë të skua...
ME VD- Tifozët terror në Tiranë, nën pushtim kryeqytetin, kros tek Kryeministria
TIRANË- Pamjet e mëposhtme janë nga kryeministria ku tifozët po ndiqet nga policia. Ata me shkopinj në duar po shkatërrojnë...
FOTOLAJM/ Përplasjet mes tifozëve dhe policisë, turma turma nuk ndahen nga dhuna
tifozet TIRANË- Pamjet mëposhtme janë nga situata e krijuar në kryeqytet ku tifozët holandezë kanë nisur përplasjet...
Holandezët përplasen sërish me policinë, nisin shoqërimet e para
TIRANË- Shoqërimet e para për tifozët holandezë kanë nisur. Fotoja e mësipërme e siguruar nga Dosja.al tregon një...
Mjeku la pa pastruar pacientin pas dy operacionesh, i rrezikon jetën: Ku kupton ti o derzi!
Mjeku nga Korça Emisioni “Stop” shkoi në Korçë për rastin e një pacienti, i cili është operuar dy h...
Çfarë po ndodh me shëndetin mendor të shqiptarëve, mësojeni në “Piranjat”
Foto ilustruese Emisioni “Piranjat” në Abc i moderuar nga Florian Binaj dhe Arilena Ara, ka sjellë këtë të martë ...
“Deklaratat e Veliajt inspiruese për një kriminel”/ Akuza e fortë e Armando Dukës për tritolin në banesë
Armando Duka TIRANË- Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka komentoi vendosjen e tritolit në portën e shtëpis...
Artan Hoxha i pari, Klodiana Lala e ndjek pas: Më kërkojnë belgët, do flas për Elbasanin
Klodiana Lala TIRANË- Pas Artan Hoxhës, edhe gazetarja Klodiana Lala do të shkojë për të dëshmuar në Prokurorin&eum...




