Aktualitet

FOTOLAJM/ Përplasjet mes tifozëve dhe policisë, turma turma nuk ndahen nga dhuna

Nga fotot shihet që tifozët po udhëtojnë turma turma, ndërkohë që thyejnë çdo gjë që u del përpara.

24 Maj 2022, 22:31 Nga DOSJA
FOTOLAJM/ Përplasjet mes tifozëve dhe policisë, turma turma nuk
tifozet

TIRANË- Pamjet mëposhtme janë nga situata e krijuar në kryeqytet ku tifozët holandezë kanë nisur përplasjet me policinë.

Nga fotot shihet që tifozët po udhëtojnë turma turma, ndërkohë që thyejnë çdo gjë që u del përpara. Ndërkohë që gjithashtu ka dhe të shoqëruar në polici.

Ultrasit po shkaktojnë terror në Tiranë. Dosja.al raporton se janë rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë dhe po përplasen me efektivët e Policisë së Shtetit, duke lënduar disa prej tyre. Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë që tifozët po shoqërohen në Komisariate, por nuk ka ende një numër të saktë.

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll