Aktualitet

PAMJE NGA PËRPLASJA! Tifozët nuk ndalen, Policia i tërheq zvarrë, shkatërrojnë çdo gjë

Siç duket nga pamjet e mëposhtme, efektivët e Policisë kapin nga duart e këmbët dhe tërheqin zvarrë tifozët që nuk i kursejnë as dhunën ndaj forcave të rendit.

24 Maj 2022, 22:51 Nga DOSJA
PAMJE NGA PËRPLASJA! Tifozët nuk ndalen, Policia i tërheq
Momenti i shoqërimit

TIRANË- Pamje të frikshme janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku tifozë të skuadrave që do të luajnë në "Air Albania" po shkaktojnë terror me përplasjet që kanë pasur gjatë mbrëmjes me Policinë e Shtetit.

Siç duket nga pamjet e mëposhtme, efektivët e Policisë kapin nga duart e këmbët dhe tërheqin zvarrë tifozët që nuk i kursejnë as dhunën ndaj forcave të rendit. Pamjet e siguruara nga Dosja.al tregojnë tifozë që përpiqen të largohen, ndërsa mendohet se janë nën ndikimin e alkoolit.

Nga përplasjet mes tyre, janë shënuar edhe efektivë policie të lënduar, por deri më tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar se ç’po ndodh dhe ku janë pikat ku ka përplasje.

Ultrasit po shkaktojnë terror në Tiranë. Dosja.al raporton se janë rreth 200 tifozë me shkopinj e gurë dhe po përplasen me efektivët e Policisë së Shtetit, duke lënduar disa prej tyre. Megjithatë nuk dihen detaje lidhur me gjendjen e tyre shëndetësore. Ndërkohë që tifozët po shoqërohen në Komisariate, por nuk ka ende një numër të saktë.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll