Aktualitet

Artan Hoxha i pari, Klodiana Lala e ndjek pas: Më kërkojnë belgët, do flas për Elbasanin

Klodiana Lala tha se belgët e duan për të mësuar më shumë lidhur me informacionet që ka mbledhur për çfarë ka ndodhur vitet e fundit në Elbasan dhe jo vetëm.

24 Maj 2022, 22:11 Nga DOSJA
Artan Hoxha i pari, Klodiana Lala e ndjek pas: Më kërkojnë
Klodiana Lala

TIRANË- Pas Artan Hoxhës, edhe gazetarja Klodiana Lala do të shkojë për të dëshmuar në Prokurorinë belge lidhur me informacionet që ka për përplasjet në Elbasan.

Pasi Hoxha dëshmoi për dosjen "Toyota Auris", Klodiana Lala tha se belgët e duan për të mësuar më shumë lidhur me informacionet që ka mbledhur për çfarë ka ndodhur vitet e fundit në Elbasan dhe jo vetëm.

"Para disa kohësh kam bërë një emison për përplasjen e grupeve kriminale. Alibej dhe Çopja, këta por po hetohen nga belgët. Sot jam ftuar nga Gjykata e Durrësit për të dhënë informacione për belgët. I shqetëson faktin që duan të dinë burimin e informacionin,”-u shpreh ajo në intervistën për “A Show”.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll