Aktualitet

“Toyota Yaris” me 3.4 mln euro, Artan Hoxha: 2 shqiptarë të tjerë të arrestuar në Belgjikë (ROLI)

Gazetari investigativ Artan Hoxha u shpreh se kjo çështje nuk është hetuar si duhet nga organet e drejtësisë në Shqipëri.

24 Maj 2022, 17:51 Nga DOSJA
“Toyota Yaris” me 3.4 mln euro, Artan Hoxha: 2 shqiptarë
Artan Hoxha

TIRANË- Gazetari investigativ Artan Hoxha ka diskutuar lidhur me çështjen “Toyota Yaris”, duke zbuluar se ka 2 persona të tjerë me shtetësi shqiptare. Ndër të tjera gjatë intervistës së tij për “AbcNews”, Artan Hoxha u shpreh se kjo çështje nuk është hetuar si duhet nga organet e drejtësisë në Shqipëri.

Gazetari zbuloi në studion e Abc se lidhur me çështjen “Toyota Yaris” janë arrestuar 2 persona, me shtetësi shqiptare. Por ata nuk janë arrestuar në Begjikë, njëri është arrestuar në Maqedoninë e Veriut dhe tjetri në Malin e Zi. Më pas, janë ekstraduar në Belgjikë.

“Në Belgjikë ndodhen të arrestuar 2 shtetas shqiptarë që nuk janë arrestuar në Shqipëri. Njëri është arrestuar në Maqedoninë e Veriut dhe njëri në Malin e zi dhe janë ekstraduar. Ata kanë qenë pjesë e kësaj transfertë të madhe parash e cila dyshohet se vjen nga aktivitetet kriminale. Autoritetet belge nuk po hetojnë thjesht kush po i transportonte, ku janë marrë këto para, a është përdorur territori i Belgjikës, këto para që u kapën në Shqipëri a janë përfituar në Belgjikë?,”-tha Artan Hoxha.

Policia konstatoi një shumë prej 3.4 milion euro në një makinë tip “Toyota Yaris” në qershor 2018 në portin e Durrësit. Shuma u fut ilegalisht dhe dyshohet nga SPAK se janë para të ardhura nga një aktivitet i paligjshëm i grupeve kriminale në Belgjikë. Lidhur me këtë çështje po zhvillohen hetime edhe në Belgjikë. Hoxha paralajmëroi se prokurorët belgë do ta vizitojnë më shpesh Shqipërinë lidhur me hetimet mbi këtë çështje.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll