Aktualitet

U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet nga qelia ish-drejtori i ASHK, Andri Dhima

Gjyqtari Fatmir Ndreu ndryshoi masën e sigurisë për të, nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi”.

24 Maj 2022, 17:48 Nga DOSJA
U arrestua për shpërdorim detyre, lirohet nga qelia ish-drejtori i
Andri Dhima

TIRANË- Andri Dhima është liruar nga qelia ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës në Sarandë. Gjyqtari Fatmir Ndreu ndryshoi masën e sigurisë për të, nga “arrest me burg” në “arrest në shtëpi”.

Seanca u zhvillua në orën 12:30 në Gjykatën e Sarandës pas kërkesës së Dhimës për ndryshim mase sigurimi, e cila ishte hedhur në short në 19 maj.

Dhima u arrestua më 24 mars pas urdhër-arrestit të lëshuar nga prokuroria e Sarandës, për “shpërdorim detyre”. Prej asaj date, në qelitë e paraburgimit të Sarandës janë arrestuar ish-zyrtarët e ASHK, Saimir Braho, Erliton Ymeri dhe Vasil Lagno, ndërsa në kërkim është shpallur ish-drejtoresha Kozeta Stetha.

(k.m.dosja.al)

Sondazh

Poll