Bota

'Pacientët 0'? Lia e majmunit në Greqi, izolohet çifti i turistëve britanikë

Turisti britanik 29-vjeçar, së bashku me partneren e tij e cila nuk ka shfaqur shenja deri më tani, aktualisht ndodhet në izolim në Spitalin Attikon.

24 Maj 2022, 09:02 Nga DOSJA
'Pacientët 0'? Lia e majmunit në Greqi, izolohet
Mjeke

GREQI-'Pacientët 0' në Greqi të cilët dyshohet se janë mbartës të lisë së majmunit është një çift britanik. Infeksioni i rrallë është përhapur në të gjithë Evropën dhe SHBA që kur u diagnostikua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar në muajin maj, shkruajnë mediat greke. 

Turisti britanik 29-vjeçar, së bashku me partneren e tij e cila nuk ka shfaqur shenja deri më tani, aktualisht ndodhet në izolim në Spitalin Attikon, që ndodhet në Athinë, dhe po trajtohen për infeksionin e rrallë që mjekët thonë se shpesh kalon lehtë. Rezultatet e testit nuk janë konfirmuar ende pasi pritet që të dalin ditën e hënë. 

Mjekët besojnë se i riu ka gjasa të jetë i infektuar me linë e majmunit, e i referohen simptomave të tij dhe lidhjes me Mbretërinë e Bashkuar. 

(A.B)/Dosja.al

Sondazh

Poll