Bota

Ministri Gjerman i Ekonomisë: Embargoja e BE ndaj naftës ruse do finalizohet brenda disa ditëve

BE-ja ka njoftuar gjithashtu plane afatgjata për t'u zhvendosur në burimet e energjisë së gjelbër për të mos u mbështetur plotësisht te nafta dhe gazi rus.

24 Maj 2022, 08:57 Nga DOSJA
Ministri Gjerman i Ekonomisë: Embargoja e BE ndaj naftës ruse do
Foto ilustruese

GJERMANI-Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck, ka deklaruar se Bashkimi Evropian është afër marrëveshjes për një embargo ndaj importeve të naftës ruse.

"Ne do të arrijmë një përparim brenda ditëve, BE dhe SHBA po shqyrtojnë një propozim për të kufizuar çmimet globale të naftës një masë e pazakontë,” tha Habeck.

Sipas BBC, por ai shtoi se një ndalim i tillë nuk do ta dëmtonte menjëherë Rusinë pasi rritja e çmimeve globale të naftës kishte nënkuptuar se ajo po fitonte më shumë për vëllime më të ulëta. Rusia furnizon 40% të gazit natyror të BE-së dhe 27% të naftës së saj të importuar  BE-ja i paguan vendit afërsisht 400 miliardë euro në vit për këtë furnizim.

BE-ja ka njoftuar gjithashtu plane afatgjata për t'u zhvendosur në burimet e energjisë së gjelbër për të mos u mbështetur plotësisht te nafta dhe gazi rus.

(d.d)/dosja.al

 

Sondazh

Poll