Bota

Zelensky: Gati për shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë

Zelenskyy gjithashtu ka informuar se ukrainasit kanë mbushur gjithashtu "dhjetëra mijëra" çanta të zeza trupash me eshtrat e ushtarëve rusë të lënë pas.

24 Maj 2022, 09:00 Nga DOSJA
Zelensky: Gati për shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy  ka thënë se Kievi është gati për një shkëmbim të burgosurish me Rusinë, pasi ai u bëri thirrje aleatëve që të vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi Moskën.  

"Shkëmbimi i njerëzve, kjo është një çështje humanitare sot dhe një vendim shumë politik që varet nga mbështetja e shumë shteteve,"-tha Zelensky të hënën përmes një videokonference.

Sipas CNN, Zelenskyy shtoi se nuk kanë nevojë për ushtarët rus por për ushtarët e tyre të cilët janë të bllokuar prej shumë javësh.

"Është vërtet e rëndësishme që e gjithë bota të mos i lutet Rusisë, pavarësisht rrethanave, apo të bëjë lëshime ndaj Rusisë. Ata duhet të mbajnë presionin politik në çdo mënyrë që munden, nëpërmjet lidhjeve të fuqishme biznesi, përmes mbylljes së bizneseve, embargos së naftës dhe përmes kërcënimeve, kërcënimeve reale me sanksione, pengimit të biznesit, ne mund të intensifikojmë në mënyrë aktive shkëmbimin e njerëzve tanëpër ushtarakët rusë. Ne nuk kemi nevojë për ushtarakët rusë, na duhen vetëm tanët. Jemi gati për një shkëmbim edhe nesër," -tha Zelensky. 

Zelenskyy gjithashtu ka informuar se ukrainasit kanë mbushur gjithashtu "dhjetëra mijëra" çanta të zeza trupash me eshtrat e ushtarëve rusë të lënë pas.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll