Aktualitet

Conference League, spitalet për tifozët e dy skuadrave do të jenë të ndryshme

Por bashkë me ta do të vijnë edhe oficerë policie të vendeve përkatëse, të cilat do të bashkëpunojnë me Policinë Shqiptare për të menazhuar situatën. 

23 Maj 2022, 18:10 Nga DOSJA
Conference League, spitalet për tifozët e dy skuadrave do të
Conference League

TIRANË- Finalja e Conference League që do të mbahet në Air Albania mes Romës dhe Feynoord ka bërë që Tirana të kthehet në një kaos të vërtetë. Kjo pasi mijëra tifozë të dyja skuadrave do të udhëtojnë në Tiranë për të parë ndeshjen. Por bashkë me ta do të vijnë edhe oficerë policie të vendeve përkatëse, të cilat do të bashkëpunojnë me Policinë Shqiptare për të menazhuar situatën. 

Për shkak të rivalitetit mes dy skuadrave, tifozët është parashikuar që të qëndojnë sa më larg njëri-tjetrit. Gazeta Shqiptare shkruan se një problem do të jetë konsumimi i kanabisit nga tifozët holandezë, pasi atje kanabisi është i ligjshëm.  

Gjithashtu bëhet me dije se spitalet që do të dërgohet tifozët në rast se përplasen me njëri-tjetrin do të jenë të ndryshëm. Tifozët italianë pritet që të dërgohen te spitali i Traumës, ndërkohë që tifozët holandezë do të dërgohen në QSUT.   

(I.A/dosja.al)

Sondazh

Poll