Aktualitet

Dërgonin qytetarët me viza false në SHBA e Kanada kundrejt parave, GJKKO dënon 16 trafikantët

Në pranga kanë përfunduar 16 persona, të cilët u merrnin “klientëve” të tyre nga 10 mijë euro për të dërguar me viza false në SHBA dhe Kanada.

23 Maj 2022, 16:28 Nga DOSJA
Dërgonin qytetarët me viza false në SHBA e Kanada kundrejt
Foto ilustruese

TIRANË- Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë vendimin kundër grupit që dërgonin ilegalisht persona drejt SHBA-së dhe Kanadasë në këmbim të parave. Në pranga kanë përfunduar 16 persona, të cilët u merrnin “klientëve” të tyre nga 10 mijë euro për të dërguar me viza false në SHBA dhe Kanada. 16 trafikantët janë dënuar me rreth 79 vite burg.

Sipas vendimit të GJKKO-së, Bukurije Ahmetaj dhe Elvis Ahmetaj, të cilët konsiderohen si “koka” e grupit janë dënuar respektivisht me 12 dhe 10 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar do t’u shkurohet me 1/3 koha pas hekurave të qelisë.

Dënimet përfundimtare, duke përfshirë uljen me 1/3 prej gjykimit të shkurtuar

Bukurije Ahmetaj 8 vite burg

Elvis Ahmetaj 6 vite e 8 muaj burg

Fatmir (Elvis) Qema 8 vite burg

Eduart Haxhiu 7 vite e 4 muaj burg

Altin Memaj 8

Blerim Coka 8

Azem Tanushi 7 vite e 4 muaj burg

Xhelil Dautaj 4

Mark Gjinaj (Gjini) 5

Shkëlzen Avduli (Gjoka, Popenga) 2 vite e 4 muaj

Klajdi Llikaj 2 vite e 4 muaj burg

Admir Spahia 2 vite e 4 muaj burg

Drita Sadrija 2 vite e 4 muaj burg

Aida Cenaj 2 vite e 4 muaj burg

Ilir Ferati 2 vite e 4 muaj burg

Juxhin Tirana 2 vite e 4 muaj burg

Sipas SPAK, të 16 të arrestuarit funksiononin si një grup i strukturuar me detyra të përcaktuara qartë, ku merreshin me falsifikimin e letërnjofimeve, pasaportave dhe vizave më shumë se një herë dhe kanë ndihmuar më shumë se një herë qytetarë që të hyjnë ilegalisht në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll