Aktualitet

“Super-grabitësi” u arrestua prej Nuredin Dumanit, gruaja merr tender në “Psikiatrinë” e Elbasanit

Mes të arrestuarve ishte edhe emri i Gentian Sharrës, pas të cilit lidhen një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas.

23 Maj 2022, 16:32 Nga DOSJA
“Super-grabitësi” u arrestua prej Nuredin Dumanit, gruaja merr
Foto ilustruese

ELBASAN- Dy të penduarit e drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj kanë shkaktuar “dëme” tek grupet kriminale në disa qytete të vendit, duke sjellë një mega-aksion nga Policia e Shtetit. 32 fletë-arresti u prenë, por vetëm prej tyre u ekzekutuan. Mes të arrestuarve ishte edhe emri i Gentian Sharrës, pas të cilit lidhen një seri grabitjesh që nga viti 2011 e deri tek grabitja e milionave në Rinas.

Sipas informacioneve nga “ABCNeës”, bashkëshortja e tij, O.Sharra rezulton pronare e kompanisë që ka fituar një kontratë të majme me spitalin Psikiatrik “Sadik Dinçi” në Elbasan. Kontrata është marrë në vitin 2020, ku për plot 11.217.107 lekëshe, kompania e Sharrës do të siguronte ushqimin e spitalit Psikiatrik. Para këto që janë të nxjerra nga buxheti i shtetit më 27 mars të vitit 2020.

Ndërkohë që gruaja bënte biznes me shtetit, Gentian Sharra kërkohej pasi konsiderohej si personazh i rrezikshëm. Ngjarja më e bujshme ku mori pjesë ishte grabitja e Rinasit. Sharra mori me qira asokohe servisin ku u modifikua furgoni që u përdor më pas për grabitjen në aeroport, duke e quajtur servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit. Pikërisht në këtë vend mendohet se u modifikua furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”. E në momentin që Policia i shkoi në derën e biznesit, Gentian Sharra tha se ia kishte kaluar me qira Eldi Çalës.

Por nuk mbaron me kaq! Nga dosja e SPAK mësohet se Gentian Sharra është akuzuar si organizator dhe bashkëpunëtor i disa grabitjeve. Ndërkohë që Gentian Sharra cilësohet edhe si mik i ngushtë me Talo Çelën, një prej të shumëkërkuarve në vendin tonë, që gjithashtu akuzohet si pjesëmarrës në grabitjen e Rinasit. Por kjo nuk ka qenë hera e parë që kanë ‘punuar’ bashku edhe për grabitje të tjera, si psh atë të Hamit Haxhias. Sharra bashkë me Talo Çelën pretendonin se do grabisnin një shumë prej 200 mijë eurosh, madje kishin marrë edhe Nuredin Dumanin për t’i ndihmuar. Pork jo grabitje duket se nuk ishte e para, aq më pak e fundit…

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll