Aktualitet

Sulmoi një burrë me thikë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar në Itali

Akuza ndaj tij është për plagë të rënda dhe sot emigranti del para gjyqtarit hetues të Gjykatës së Larinos, për marrjen në pyetje të garancisë, pas njoftimit të masës së sigurimit të dhënë ndaj tij. 

23 Maj 2022, 15:22 Nga DOSJA
Sulmoi një burrë me thikë, arrestohet 43-vjeçari shqiptar
Policia italiane

ITALI- Një 43-vjeçar shqiptar është arrestuar nga agjentët e Komisariatit të Termolit në Itali dhe tashmë me urdhër të drejtësisë së Frentanës është vendosur në arrest shtëpie.

Sipas mediave vendase, akuza ndaj tij është për plagë të rënda dhe sot emigranti del para gjyqtarit hetues të Gjykatës së Larinos, për marrjen në pyetje të garancisë, pas njoftimit të masës së sigurimit të dhënë ndaj tij. 

Faktet datojnë që në datën 25 prill, kur sipas akuzave të formuluara nga hetuesit, 43-vjeçari dyshohet se ka sulmuar me thikë një burrë, duke i shkaktuar dëmtime në krah, të cilësuara si të shërueshme në 10 ditë, gjë që ka ndodhur në Termoli.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll