Aktualitet

Drogë dhe sulm ndaj një polici, 29-vjeçari shqiptar arrestohet e më pas lirohet në Itali

23 Maj 2022, 16:23 Nga DOSJA
Drogë dhe sulm ndaj një polici, 29-vjeçari shqiptar arrestohet
Droga e sekuestruar, policia italiane

ITALI- Një 29-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë italiane pasi ju gjet në posedim lëndë narkotike e llojit kokainë dhe dhunoi një oficer policie.

Sipas mediave vendase, gjithçka nisi mbrëmjen e së shtunës ku 29-vjeçati u ndalua për kontroll nga policia dhe u përpoq të hidhte kokainën që kishte me vete. Më pas ai sulmoi një nga oficerët e policisë dhe tentoi të arratisej por u vu nën pranga pas pak minutash.

Në shtëpinë e tij në via XX Settembre, karabinierët e Artena-s gjetën më shumë kokainë dhe marihuanë, si dhe një peshore precize dhe 1,525 euro që mendohet se ishin të ardhura nga aktivitetet e shitjes së drogës. 

Para gjyqtarit të Veletrit mëngjesin e sotëm, i arrestuari është përgjigjur për dhunë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik, plagosje të rëndë dhe posedim droge për qëllime trafiku. Pasi pranoi akuzat dhe pa pasur precedent të mëparshëm penal, ai u la i lirë.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll