Politike

PARALAJMËRIMI! Rama-Xhaferajt: Do prishim edhe në Durrës, do gllabërojmë Amfiteatrin

Edi Rama adresoi dhe ankesat që kishte opozita për abuzimet me çmimet për tifozët që do të ndjekin ndeshjen e të mërkurës.

23 Maj 2022, 18:40 Nga DOSJA
PARALAJMËRIMI! Rama-Xhaferajt: Do prishim edhe në Durrës, do
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të “prekte” edhe amfiteatrin e Durrësit, edhe pse e kamufloi në formë shakaje. Në fjalën e tij në Kuvend, Rama adresoi dhe ankesat që kishte opozita për abuzimet me çmimet për tifozët që do të ndjekin ndeshjen e të mërkurës, për Conference League.

“Ju bërtisni edhe për çmimet e hoteleve. Do mbroni konsumatorin holandez dhe italian. Edhe për atë bërtisni ju. Shikoni sa janë rritur të ardhurat. Shikoni si po rritet fluksi tek aeroporti i Rinasit. Mos qani edhe hallin se do të fillojnë edhe prishjet në Durrës? Do vimë për prishje, krijoni aleancën e Amfiteatrin? Bëhu gati. Do vijmë ta gllabërojmë, kur ne t'i mbarojmë gjitë këto punë, do vini ju dhe të përmirësoni cilësinë e diellit,”-tha Rama ndër të tjera.

(k.m/dosja.al)

Sondazh

Poll

Politike 23 Maj 2022, 17:59

Si ka nisur përplasja në PD

TIRANË- Nëse ka pasur kohë të vështira për Partinë Demokratike, janë padyshim ato të muajve të fundit. E dja...