Politike

Balliu: Veliaj me tender fiktiv për blerjen e kafshëve dhe shpendëve të buta, nisni hetimet

23 Maj 2022, 14:54 Nga DOSJA
Balliu: Veliaj me tender fiktiv për blerjen e kafshëve dhe
Klevis Balliu dhe Erion Veliaj

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj se ka hapur një tender fiktiv për blerjen e kafshëve dhe shpendëve të buta për Kopshtin Zoologjik. Në një postim në Facebook, teksa poston edhe dokumentin përkatës, Balliu shkruan se APR që tenderon fondet e Bashkisë Tiranë, përcakton që kafshët duhet të dërgohen tek Kopshti Zoologjik brenda datës 31.05.2022. Pra, tenderi hapet sot afati i zbatimit të tij është fundi i muajit, një procedurë e cila sipas Ligjit të Prokurimit Publik nuk realizohet dot. Balliu u bën thirrje organeve ligjzbatuese SPAK, BKH, KLSH, APP, KPP, Antikorrupsion, Auditi i Brendshëm të nisin menjëherë hetimet.

Postimi i Balliut:

Lali lavatriçja po bën një tjetër tender fiktiv për të zhvatur paratë e qytetarëve. Lavatriçja e Tiranës, Erion Veliaj, ka urdhëruar një tender fiktiv për blerjen e kafshëve dhe shpendëve të buta për Kopshtin Zoologjik. Veliaj po tenderon dhe në fakt po realizon një procedurë fiktive. Tenderi është shpallur sot e duhet të mbyllet brenda këtij muaji. Kështu sot me datë 23, Autoriteti Kontraktor APR, në varësi të Erion Veliajt ka hapur tenderin për blerje të kafshëve të buta dhe shpendëve për Kopshtin Zoologjik me numër reference: REF-28767-06-12-2022. Në dokumentet e tenderit, APR që tenderon fondet e Bashkisë Tiranë, përcakton që kafshët duhet të dërgohen tek Kopshti Zoologjik brenda datës 31.05.2022. Siç duket Veliaj kur dërgon fondet për prokurim i ka gati kafshët dhe shpendët. Ndërsa tenderi hapet sot afati i zbatimit të tij është fundi i muajit, një procedurë e cila sipas Ligjit të Prokurimit Publik nuk realizohet dot. Një aferë të tillë Veliaj nuk nguron ta bëje vetë publike duke sfiduar hapur ligjin dhe organet e drejtësisë. Organet ligjzbatuese SPAK, BKH, KLSH, APP, KPP, Antikorrupsion, Auditi i Brendshëm duhet të nisin menjëherë hetimet dhe të verifikojnë ligjshmërinë e këtij tenderi, i cili është një abuzim i pastër me fondet publike.

(F.m/dosja.al)

Sondazh

Poll