Aktualitet

Ishte duke shitur dozën, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në Itali

Pas kontrollit nga policia në banesë iu gjetën edhe 11 gramë kokainë dhe materiale për paketimin e lëndëve narkotike. 

23 Maj 2022, 14:13 Nga DOSJA

Ishte duke shitur dozën, arrestohet 33-vjeçari shqiptar në

ITALI- Policia Italiane e Termoli ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar për posedim dhe tregtim të lëndëve narkotike pasi u kap në flagrancë duke e shitur atë.

Sipas mediave italiene, në momentin e arrestimit 33-vjeçari ka qenë duke shpërndarë dy qeska me nga dy gram kokainë. Pas kontrollit nga policia në banesë iu gjetën edhe 11 gramë kokainë, peshore dhe materiale për paketimin e lëndëve narkotike. 

Në fillim 33-vjeçari është mbajtur nën arrest shtëpie ndërkohë do të vazhdojë gjyqi në Prokurorinë Publike pranë Gjykatës së Larinos. Nga ana tjetër, blerësi është proceduar penalisht në gjendje të lirë për posedim të lëndëve narkotike për përdorim personal. 

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll