Aktualitet

I izoluar prej 6 muajsh, Arbër Çekaj kërkon lirimin nga '41 biss'

Çekaj ndodhet në “41 bis” së bashku me tre emra të njohur të botës së krimit si: Aleksandër Llanaj, Redjan Rraja dhe Fatmir Pjetri.

23 Maj 2022, 13:54 Nga DOSJA
I izoluar prej 6 muajsh, Arbër Çekaj kërkon lirimin nga
Arber Cekaj

TIRANË- Pas 6 muajsh izolim, Arbër Çekaj kërkon që të dalë nga regjimi i “41 biss”. Prej disa muajsh ai gjendet i izoluar me urdhër të Ministrisë së Drejtësisë.

Çekaj ndodhet në “41 bis” së bashku me tre emra të njohur të botës së krimit si: Aleksandër Llanaj, Redjan Rraja dhe Fatmir Pjetri. Ai u arrestua në vitin 2018 dhe është dënuar me 14 vite burg, pasi akuzohet për trafik ndërkombëtar droge.

Në muajin Gusht të vitit 2021, Çekaj tentoi së bashku me Fatmir Pjetrin që të arratiseshin nga burgu 313, por kjo tentativë e tyre rezultoi e dështuar.

(a.b)/dosja.al

Sondazh

Poll