Aktualitet

Nuk përmbahet 51-vjeçarja në Elbasan, rreh kunatën me shpulla, procedohet penalisht

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Shushicë të Elbasanit, ku shtetasja V.K denoncoi se kunata e saj pas një debati e ka qëlluar me shpulla.

23 Maj 2022, 13:19 Nga DOSJA
Nuk përmbahet 51-vjeçarja në Elbasan, rreh kunatën me
Foto ilustruese

ELBASAN- Një 51-vjeçare është proceduar penalisht nga policia e Elbasanit pasi ka rrahur me shpulla kunatën e saj.

Sipas njoftimit të policisë, ngjarja ka ndodhur në fshatin Shushicë të Elbasanit, ku shtetasja V.K denoncoi se kunata e saj pas një debati e ka qëlluar me shpulla.

Njoftimi i policisë

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan referuan materiale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasen A. K., 51 vjeçe, banuese në fshatin Shushice, Elbasan, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka goditur me shuplakë në fytyrë, kunatën e saj shtetasesn V. K.

(d.a/dosja.al)

Sondazh

Poll