Aktualitet

Aksidentoi për vdekje një këmbësore në autostradën Vlorë-Fier, arrestohet 19-vjeçari

19-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 51-vjeçare.

23 Maj 2022, 13:08 Nga DOSJA

Aksidentoi për vdekje një këmbësore në autostradën

VLORË- Arrestohet shoferi 19-vjeçar që aksidentoi për vdekje me makinë një këmbësor në autostradën Vlorë-Fier. Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë 19-vjeçarin të identifikuar me inicialet E. S., banues në Berat.

19-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar një 51-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. S., 19 vjeç, banues në Berat, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin B. B., 51 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll