Aktualitet

Mbante automatikë dhe municione luftarake në stallën e bagëtive, arrestohet 59-vjeçari në Elbasan

59-vjeçari i identifikuar me inicialet S.Ç banues në fshatin Rrushbull, Durrës do të ndiqet penalisht për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

23 Maj 2022, 13:00 Nga DOSJA
Mbante automatikë dhe municione luftarake në stallën e
Elbasan

ELBASAN- Arrestihet një 59-vjeçar në Elbasan për veprën penale armëmbajtje pa leje. 59-vjeçari është kapur në flagrancë nga policia e Elbasanit pasi në fshatin Topojan, Cërrik, gjatë kontrrollit në stallën e bagëtive iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh.

59-vjeçari i identifikuar me inicialet S.Ç banues në fshatin Rrushbull, Durrës do të ndiqet penalisht për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Njoftimi i policisë:

Elbasan
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin S. Ç., 59 vjeç, banues në fshatin Rrushbull, Durrës, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, pasi në fshatin Topojan, Cërrik, gjatë kontrrollit në stallën e bagëtive iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik dhe një sasi fishekësh.

(j.c)/dosja.al 

Sondazh

Poll